• 31/03/2023

Skandal në Pogradec! Drejtori i shkollës ngacmon seksualisht dy të mitura, prangoset nga Policia

 Skandal në Pogradec! Drejtori i shkollës ngacmon seksualisht dy të mitura, prangoset nga Policia

Një tjetër rast ngacmimi seksual i të miturave ka ndodhur në Pogradec.

Një 59 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 14-vjeçare.

Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi A. Haxhillari, 59 vjeç. Burime për mediat thonë se i arrestuari është drejtor i një shkolle 9-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. H., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme