01/02/2023

Neser ne mengjes, kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike.

Mbledhja, e cila eshte e para qe zhvillohet pas largimit te Bashes, do te mbahet ne seline e PD.

Mesohet se mbledhja eshte rutine dhe do te fokusohet vetem tek séanca plenare.

Por, bie ne sy se, Alibeaj nuk ka njoftuar per mbledhje asnje prej deputeteve te perjashtuar, duke filluar nga Berisha tek Vokshi, Spaho, Noka dhe Luan Baci.

Kjo eshte hera e pare qe Alibeaj e deputetet kthehen ne seli prej se premtes kur Komisioni i Rithemelimit mori celesat e PD dhe ka nisur punen per rikonstruksionin e saj.

Nga ana tjeter 13 deputetet qe mbeshtesin Berishen po zhvillojne nje mbledhje me vete per te percaktuar aksionin politik nese ne Parlament por edhe rrugen qe do te ndiqet per te bashkuar PD.