5.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Sistemi online i ankesave i jep KPP notën maksimale nga SIGMA-OECD (Detajet)

Sistemi i ri i ankesave elektronike i cili është lançuar dhe janë kryer trajnime në të gjithë vendin nga KPP (Komisioni i Prokurimit Publik) , ka marrë vlerësimin maksimal nga SIGMA-OECD duke i dhene Shqiperise nje tjeter note pozitive.

Në Raportin e monitorimit të publikuar nga SIGMA-OECD për vitin 2021 Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është vlerësuar me nota maksimale. Në raport theksohet se performanca e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) është përmirësuar ndjeshëm. “Një sistem i ri i apelimit elektronik është lançuar. Performanca e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) është përmirësuar ndjeshëm, e shprehur në kohëzgjatjen mesatare të procedurave të shqyrtimit dhe në numrin e procedurave të rishikimit në të cilat është tejkaluar afati ligjor për shqyrtim. Një website i ri i KPP-së u vu në funksion në prill 2021. KPP gjithashtu prezantoi me sukses një sistem të ri të apelimit”, theksohet ndër të tjera në raport.

Komisioni i Prokurimit Publik prezantoi disa javë më parë Sistemin e parë Elektronik të Ankesave në Shqipëri, sistem i cili aktualisht është në funksion të plotë për operatorët ekonomikë . Përmes këtij sistemi të gjitha ankesat për procedurat e Prokurimit Publik, Prokurimit Publik për Rindërtim, Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat, Ankandeve Publike dhe Garave Konkurruese për Leje Minerare, do të dorëzohen në formë elektronike përmes platformës unike qeveritare E-Albania.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com