8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Sinovac përforcohet ndaj variantit Delta

Sinovac planifikon të paraqesë materiale shtese aplikimi klinik për vaksinën e tij veçanërisht për te luftuar variantin Delta deri ne fund të këtij viti. Menaxheri i përgjithshëm i Sinovac me bazë në Pekin ka deklaruar se Sinovac ka përfunduar kërkimin para klinik mbi variantin Delta si dhe variantin Gama dhe do të paraqesë materiale aplikimi për kërkime klinike në të ardhmen e afërt.

Mbrojtja kundër variantit Delta nga ana vaksines Sinovac pritet të jetë jo më pak rezultative se vaksinat ekzistuese dhe do të përfshijë tre doza për të rritur imunitetin.

Gao tha se kompania ka përfunduar studimin mbi vaksinën përforcuese të vaksinës Covid-19, e njohur si CoronaVac. Niveli neutralizues i antitrupave i prodhuar nga kjo vaksinë është i krahasueshëm me atë të vaksinave të tjera të proteinave dhe vaksinave mRNA të përdorura në të gjithë botën, duke përmbushur standardet e përparuara ndërkombëtare.

Ndërkaq Turqia po lehtëson udhëtimet e shtetasve të saj jashtë vendit duke ofruar të vaksina Pfizer për të vaksinuarit me Sinovac

Covid-19 për ata që duan të udhëtojnë në vendet që nuk kanë miratuar vaksinën e koronavirusit Sinovac të Kinës.

Turqia ka administruar 83 milionë vaksina kundër Covid-19, kryesisht Coronavac dhe vaksina Pfizer-BioNTech.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com