01/02/2023

Ish-Presidenti italian Silvio Berlusconi ka qenë në qëndër të vëmendjes nga mediat për shkak të lidhjes dashurore me 32-vjeçaren Marta Fascina.

Romanca e tyre është komentuar gjatë për diferencën në moshë të dyshes por tani mediat italiane raportojnë se nusja “e re”  mund të jetë shtatzënë.

Drejtori i portalit të lajmeve ‘Novella 2000,’ Roberto Alessi shkruan se “Silvio Berlusconi dhe Marta Fascina mund të bëhen prindër. Ai mund të jetë 86 vjeç, por për disa pasione nuk del asnjëherë në pension”.

Por ky lajm mesa duket ishte shumë i bukur për të qenë i vërtetë pasi partia e tij ‘Forza Italia ‘ e përgënjeshtroi lajmin duke thënë se është një lajm i rremë. Por ende nuk ka një konfirmim ose mohim të lajmit nga vetë dyshja e njohur.

Kujtojmë se Marta Fascina dhe Silvio Berlusconi javën e kaluar shkëmbyen unazat në një ceremoni simbolike të mbajtur në Villa Gernetto në prani të dhjetëra të ftuarve të përzgjedhur.