26/01/2023

Prishja e pazareve të drogës shtyu shqiptarin Eugert Merizaj që të vriste 30-vjeçarin Hamawand Ali Hussain më 14 shtator të 3 viteve më parë.

Në seancën gjyqësore u mësua se një papagall u trondit dhe fluturoi nga kafazi i tij pasi Hussain u qëllua për vdekje me një armë gjahu në një shtëpi në një rrugë Hartlepool.

Ishte fqinji, njëkohësisht pronari i papagallit, David Walker, i cili i tha policisë se ai nuk dëgjoi asgjë për shkak të problemeve me dëgjimin, por papagalli i tij papritur fluturoi nga kafazi i tij.

Walker pa nga dritarja e tij tre burra duke vrapuar pastaj një burrë tjetër me Toyota Hilux të bardhë të parkuar jashtë, pastaj një i pestë që doli nga shtëpia dhe mbylli derën.

Ali Hussain, u qëllua në kokë nga një distancë e afërt në Hartlepool nga shqiptari Eugert Merizaj por ky i fundit e mohon vrasjen. Merizaj u arratis pas vrasjes por u arrestua në Belgjikë në shtator të vitit të kaluar dhe u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar për t’u përballur me gjyqin.

Tre nga bashkëpunëtorët e dyshuar të Merizajt – Noza Saffari, Dorian Pirija dhe Qazim Marku u shpallën fajtorë për vrasjen e zotit Hussain, por u liruan pas një gjyqi në janar të vitit të kaluar. Njeriu i katërt që u gjykua për vrasjen, Anxelo Xhaferi, 25 vjeç nga Acton Street në Middlesbrough, u lirua nga të gjitha akuzat. Tre anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës shqiptare të drogës – Sajmir Dodoveci dhe Armando Marku dhe Daniel Kadiu dhe të gjithë janë në arrati. Ndaj tyre është lëshuar urdhër arresti me dyshimin për vrasje.