01/02/2023

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” ato të dyja krijuan një raport miqësor mjaft të ngushtë, që dukej se do të vijonte edhe pas përfundimit të reality show-t. Është fjala për Monika Lubonjën dhe Arjola Demirin, për të cilat tani thuhet se ka krisje në miqësinë e tyre.

Madje edhe pse herë pas here kanë qenë në ambiente të përbashkëta, ato nuk kanë postuar asnjëherë foto në rrjetet sociale me njëra-tjetrën. Megjithatë, të gjitha këtyre aludimeve, Arjola ju dha fund ditën e djeshme teksa ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Aktorja e njohur ka treguar se ende ruajnë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën, por nuk kanë pasur kohë që të dalin për të darkuar apo për të pirë një kafe pasi ende po qëndron me fëmijët e saj.

“Jemi takuar dhe përqafuar edhe në Fun Club, por për të dalë nuk kemi dalë pasi unë kam qenë e fokusuar këtë periudhë të fëmijët. Ne e kemi pyetur njëra-tjetrën se si jemi, madje në “Fun Club” ajo më ka thënë ‘të dua’, edhe unë ja kam kthyer por kamerat nuk e kanë kapur momentin. Kështu, në media dolën këto fjalë, por mes meje dhe asaj nuk ka asnjë krisje”, ka rrëfyer Arjola.

E pyetur nga moderatorja e programit, Dalina Buzi se nëse do ta merrte në telefon tani Monikën, a do t’i përgjigjej ajo?

“Nuk i kam numrin, flasim në Instagram”, ka thënë Demiri.