• 27/03/2023

Shqipëria, një “Tajlandë e vogël”

 Shqipëria, një “Tajlandë e vogël”

Shqipëria, një “Tajlandë të vogël”. Kështu e quan televizioni francez “France 2” vendin tonë në një reportazh për turizmin që çdo vit tërheq gjithë e më shumë vizitorë.

Nga ujërat e kaltër në vendet historike, ky vend ballkanike ka gjithçka për të joshur. Kudo që të jeni, deti dhe malet janë në dispozicionin tuaj. Në horizont, kështjella të ngritura. Në bregdet, një gradient i gjelbër dhe blu. Mirësevini në Shqipëri, një destinacion shumë i arritshëm në Evropë”, thuhet në reportazh.

Ai ndalet në disa destinacione. Fillimisht në Ksamil, plazhet e të cilit i krahason me Maldivet. Ajo që bie më shumë në sy janë çmimet e ulëta në kulmin e sezonit ku në Qeparo mund të marrësh një shtëpi me një çmim midis 75 dhe 140 Euro për natë.

Udhëtarët mund të shpëtojnë nga plazhi për të zbuluar thesare të tjera të vendit siç është Butrinti, një qytet antik i klasifikuar si një vend i trashëgimisë së UNESCO-s.

Gazetarja franceze thotë se në vitin 2019, Shqipëria mirëpriti më shumë se 6.5 milionë turistë, gati dyfishi i 15 viteve më parë.

Të ngjashme