4.5 C
Tirana
Thursday, 28 October, 2021

Shpresë për Afganistanin! Forcat e stërvitura nga SAS i bashkohen rezistencës kundër talibanëve

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi të enjten se një rezistencë e armatosur ndaj talebanëve, e cila përfshin forcat e stërvitura nga SAS (Forcat Speciale të ushtrisë britanike) në Afganistan, po formohet në luginën Panjshir.

Zyrtari rus konfirmoi gjithashtu se rezistenca drejtohej nga zv.presidenti i rrëzuar Amrullah Saleh dhe Ahmad Massoud, djali i një luftëtari të njohur anti-taleban.

Raportet pohojnë se midis luftëtarëve të drejtuar në Panjshir janë anëtarë të forcave speciale afgane të stërvitura nga SAS, që besohet të jenë më të mirët e më të mirëve që ushtria afgane ka për të ofruar.

“Talebanët nuk kontrollojnë të gjithë territorin e Afganistanit,” u tha Lavrov gazetarëve në një konferencë shtypi në Moskë, pas një takimi me homologun e tij libian.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com