4.5 C
Tirana
Thursday, 28 October, 2021

Shpërthim në spitalin e Tetovës, mediat raportojnë për viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut këtë të mërkurë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, në spitalin Covid të Tetovës ka ndodhur një shpërthim. Alsat raporton se nga zjarri dyshohet të ketë edhe viktima.

Sipas burimeve të së njëjtës media, raportohet që viktimat të jenë si nga ana e pacientëve, por edhe nga ana e stafit të spitalit.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit dhe po përpiqen të nxjerrin pacientët që ishin shtruar në spital.

Ndërtesa e spitalit është djegur tërësisht ndërkohë që siç duket në pamje zjarri është aktiv në disa pjesë të objektit.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com