Shpërthim i fuqishëm në universitetin ‘EPOKA’ në Tiranë.
Nuk dihet saktësisht se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin, por besohet një bombul gazi.
Lajmi i mirë është se në momentin e shpërthimit, i cili ka ndodhur në mensën dhe lokalin e Universitetit, nuk ka patur studentë, pasi në këtë orar janë të mbyllur.
Një student raporton se në këtë orë zhvillojnë mësim studentët e masterit.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe teknikët për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit. Njëri nga studentët rrëfeu për redaksinë tonë se janë trembur shumë gjatë momentit të shpërthimit, i cili në fakt ka zgjatur vetëm pak sekonda.