Shpërthen në flakë makina në lëvizje në aksin Pukë-Fushë Arrëz, mjeti shkrumbohet tërësisht

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes në aksin Pukë-Fushë Arrëz. Mjeti, në pronësi të shtetasit Erion Ahmeti, ka marrë zjarr si pasojë e një mase elektrike në sistemin e tij. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve të Pukës, makina është djegur plotësisht.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e sakta të incidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com