01/02/2023

Ka nisur me tensione protesta e qytetarëve pak më parë përpara Kryeministrisë. Ata janë përplasur me forcat e policisë, pasi këta të fundit kërkuan që të hapnin rrugën.

Flitet se ka qenë një nga organizatorët e protestës që i ka kërkuar policisë të ndërhyjë, për të shpërndarë ata pak protestues që kishin qëndruar te bulevardi para Kryeministrisë.

Mendohet se kjo ka ndodhur për të justifikuar përfundimin e protestës, në mënyrë që kjo protestë të mos mbyllej si e dështuar. Ndërkohë, një nga organizatorët e protestës, Adriatik Lapaj, i pyetur për vazhdimësinë e protestës, është shprehur se kjo nuk është “qëllim në vetvete”.

Ata thonë se kanë dalë për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe u kërkojnë punonjësve të Policisë që të heqin kapelet dhe të bashkohen me ta në protestë. Qytetarët kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë 24 orë para Kryeminstrisë.

“E mos më prek me dorë. Këtu do të rri. Ku të iku unë more? Këtu do të plasë revolta më keq”, iu drejtua një prej protestuesve policisë.

“Kjo është polici private, nuk përfaqësoni policinë shqiptare. Jeni polici private e Edi Ramës”, tha një tjetër qytetar.