Shkrimi i Top Channel që u fshi në kohë rekord: Kush po e sulmon kreun e SHISH?

 Shkrimi i Top Channel që u fshi në kohë rekord: Kush po e sulmon kreun e SHISH?

Zgjedhja nga Kryeministri Edi Rama e Vlora Hysenit si drejtore e SHISH, duket se ka prodhuar një luftë të ftohtë, këtu brenda selisë të inteligjencës shqiptare njohur si Aparati Qendror.

Reforma e nisur nga zëvendësdrejtori Oljan Kanushi vijuar nga drejtoresha Vlora Hyseni, kryesisht me lëvizje personeli ka hedhur në sulm ata zyrtarë të SHISH, që njiheshin si të paprekshëm, prej kohës së Visho Ajazit e më pas Helidon Bendos por edhe falë lidhjeve dhe shërbimeve ndaj politikës ndër vite.

Ata të cilët dërgonin informacione nga brenda SHISH, më pas servireshin si “qytetari dixhital informon” tashmë po tentojnë të denigrojnë shefen e inteligjencës shqiptare, përmes Fake News si ai një jave më parë, ku pretendohej se kishte udhëtuar për disa ditë drejt Beogradit.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

Për këtë pretendim zyrtarisht SHISH thotë:

“Drejtuesi i Shërbimit Informativ të Shtetit, që nga dita e marrjes së detyrës e deri më sot, nuk ka marrë pjesë në asnjë vizitë apo takim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.”

Një zyrtar i SHISH në Aparatin Qendror pyetur nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, për arsyen e vënies në shënjestër të drejtoreshës Vlora Hyseni, në kushtet e anonimatit dha këtë përgjigje:

“Shumë persona në Aparatin Qendror nuk e duan Vlora Hysenin në krye të SHISH. Arsyeja. Nuk ia gjejnë dot mikun për t’iu shpëtuar lëvizjeve e vijuar së qëndruari në shërbim jo në bazë të meritokracisë por si shpërblim për favore ndaj politikës. Sulmet kanë ardhur nga punonjës në Aparatin Qendror të cilët dërgojnë informacione në formën e Fake News ose të ekzagjeruara tek Sali Berisha dhe Flamur Noka”.

I njëjti burim në SHISH i Top Channel parashikon vijim e luftës së ftohtë brenda shërbimit informativ:

“Mos u habisni nëse në muajt në vazhdim do të shikoni sulme të tjera ndaj Vlora Hysenin dhe SHISH. Janë të shumtë ata në Aparatin Qendror dhe drejtorë në bazë, të cilët nuk e mirëpritën emrin e saj me motivin se vjen nga Kosova dhe se është e padepërtueshme në favor-bërje”.

Në këtë luftë të ftohtë iniciuar nga brenda SHISH-it e përdorur nga politika, SHBA-të çuan mesazhin e qartë në mbështetje të Vlora Hysenit.

“Ambasadorja Yuri Kim vizitoi Vlora Hysenin, Drejtuese e Shërbimit Informativ Shtetëror, për ta uruar për emërimin e ri dhe për t’i uruar suksese në këtë rol të rëndësishëm. Të dyja ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri për sigurinë kombëtare dhe inteligjencën. Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë sfidat në mënyrë efektive”.

Humbja e disa burimeve informacioni, prej disa politikanëve të caktuar që kishin brenda inteligjencës shqiptare është shkaku i kostove që duhet të paguajë tashmë Vlora Hyseni e vënë nën një sulm frontal, nxitur nga brenda institucionit me të lartë të sigurisë kombëtare.

Të ngjashme