13.5 C
Tirana
Thursday, 2 December, 2021

“Shkëlzeni e ka burgun afër”, vargjet e Arben Dukës: Me lekët e përgjakura të Gërdecit janë hapur dy TV

Nga Arben Duka

Saliu vazhdoi,
me tjetër takim,
se ç’kërkon tamam,
akoma s’e dimë!?

Thamë se në Fier,
na zbuloi sekretin:
“Do t’i kthejë PD-së,
krejt sovranitetin”!

Por kur shkoi në Vlorë,
mision i ndryshuar,
tani “pluralizmi,
qenka rrezikuar”!

A e sheh i marri,
zhytur në skandale,
se ka një përkrahje,
fare minimale!?

Gjer tani ka bërë,
dy a tre vakanca,
po s’na thotë në ka,
ndonjë lajm nga Franca!

Akuzon Lulashin,
se po komploton,
por në fakt Saliu,
Ramën po ndihmon!

Ramën po ndihmon,
ky plak krejt i marrë,
PD-në që do fort,
duke e përçarë!

Me ato që ndodhin,
sot në kampin blu,
kush është pro Berishës,
është njeri pa tru!

Ai kish menduar,
se gjithë këtë jetë,
do përdorte Lulin,
si një marionetë!

Po Luli e bëri,
zero tek partia,
i mbështetur fort,
nga Superfuqia!

Të Shtunën-në Vlorë,
kishte marrë i marri,
që nga Amerika,
një farë Kokalari!

Bishti i kavallit,
në partinë e Trampit,
bënte për Saliun,
rolin e garantit!

A e di Saliu,
bakalaro burrë,
se ajo: “Non Grata”,
nuk i hiqet kurrë!?

Lëvizja e Salës,
shpejt do mbarojë,
si një flluskë sapuni,
do të përfundojë!

E thamë dhe më sipër,
se ky palo burrë,
partinë që ka patur,
s’e merr dot më kurrë!

Hapja e Gërdecit,
s’është thjesht për Mediun,
aty xhevahire,
do ketë për Saliun!

Punishten e vdekjes,
sot plot fakte kemi,
më se Delijorgji,
e kishte Shkëlzeni!

Me lekë të përgjakur,
topi nuk e lot,
dy televizione,
i ka ngritur sot!

Ndaj ai hetim,
tani të thellohet,
duke ndjekur lekët,
në burim do shkohet!

I shkreti Trebicka,
e ndoqi mandata,
ka bërë nga zyra ime,
shumë telefonata!

Sala të mos hiqet,
si “super njeri”,
se Shkëlzeni burgun,
shumë pranë ka tani!

Dhe ky vetë që thotë,
Do rimarrë partinë,
më shumë shanse ka,
t’i japin qelinë!

Keq u katandis,
ky burrë “kaq i zoti”,
dhe më qesharak,
nga vetë Don Kishoti!

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com