
Një raport psikiatrik është kërkuar për Orjol Lamen, shqiptarin që shkaktoi një nga tragjeditë më të tmerrshme rrugo. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 30 Tetor të 2022, Lame po drejtonte makinën në gjendje të dehur e nën efektin e drogës kur tragjedia ndodhi. Në mjet me të ndodhej gruaja e tij, 22-vjeçarja Shane Hyseni, djali i tyre, Mattias Lame, 2 vjeç dhe motra e vëllai i 22-vjeçares, Resat dhe Rejana Hyseni, 11 e 8 vjeç. Të katërt ndërruan jetë menjëherë si pasojë e përplasjes me një shtëpi.
Sipas mediave italiane, pasi ka pranuar kërkesën e Prokurorit, i cili është edhe përgjegjës për procedimet penale përkatëse, Gjyqtari për Hetimet Praprake të Gjykatës së Reggio-s ka kërkuar të vijohet me një seancë provash për të kryer raportin psikiatrik të përgjegjësit të një prej masakrave më të tmerrshme rrugore të ndodhra në Itali, Orjol Lame.
Siç dihet tridhjetëvjeçari me orgjinë shqiptare është përplasur me makinë në Tetor, makina tip “Fiat Stylo”, ka dalë në korsinë e kundërt të rrugës, ka thyer rrethimin e jashtëm të një shtëpie të pabanuar në një femrë, është përplasur në murin e shtëpisë duke e rrëzuar atë. Kështu ai shkatërroi dy familje të tijën dhe të gruas së tij.
Sipas hetuesve Orjol Lame, i vetmi i mbijetuar kishte konsumuar kokainë. Ai gjithashtu kishte edhe precedentë të mëparshëm për trafik droge, e madje kishte edhe një urdhër ndalimi për të në Itali. Ai nuk duhet të ishte fare në këtë shtet. Ndërsa makina që po drejtonte, nuk ishte as e siguruar, as e tija, pronari i fundit i makinë është gjithashtu duke u gjykuar për trafik automjetesh.
I vetmi i mbijetuar i ngjarjes, Orjol Lame u transportua dhe u shtrua në kushte tepër të rënda në spital në reanimacion dhe gjendja e tij edhe pas tre muajsh u duk e rëndë. Nga informacionet e fundit të marra nga karabinierët, që datojnë nga mesi i dhjetorit, ai do të ishte ende në gjendje kome, me një reagim të pandërprerë ndaj stimulimit të jashtëm, do të kishte deficite motorike, nuk do të mund të fliste dhe do të vuante neurologjike. Ky dëm duhej vlerësuar.
Duke pasur parasysh kushtet e rënda psikofizike të Lames, është kërkuar të vijohet me një vlerësim më specifik duke përfshirë edhe aftësinë e 30-vjeçarit për të marrë pjesë me vetëdije në gjykim. Gjithashtu do të merret parasysh edhe rreziku social, pra nëse ai do të ishte në gjendje të kujtonte atë mbrëmje të mallkuar.
Kërkesa, siç u përmend, u pranua dhe u urdhërua të vazhdohej me përfundimin e një raporti psikiatrik për Lame, duke caktuar mjekun ligjor Moreno Lusetti. Detyra u dha më 26 janar në gjykatën në Reggio Emilia, eksperti do të ketë 90 ditë kohë për të paraqitur përfundimet e tij.
Ky vendim la të hutuar Ardian Hysenin, 46 vjeç dhe gruan e tij Anjeza, 42, të cilët humbën pothuajse gjithçka në një sekondë, tre nga katër fëmijët e tyre, Shane, Resat dhe Rejana dhe nipin Mattias.