01/02/2023

Shpërthejnë mëritë pas Big Brother VIP.

Gjatë mbrëmjes së sotme janë duke u xhiruar puntatat post Big Brother VIP. Burime informojnë se në studio ka pasur debat mes Fifit dhe Arjolës, Einxhelit, Semit e Arditit.

Pas kësaj Fifi ka vendosur të lërë spektaklin e të largohet menjehëre, ndonëse Arbana është shprehur pas publicitetit se Fifi është larguar pasi nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Fifi ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për shkak të lidhjes së saj të re të dashurisë. Teksa Fifi dhe Adis Patushi janë në fazën fillestare të lidhjes ku çdo detaj përbën lajm, interesim ngjall edhe pjesa e nisjes së historisë, pjesë kjo për të cilën dihet pak në publik momentalisht.

Gjithçka duket të ketë rrjedhur shumë shpejt por ndjekësit në rrjet janë të bindur se e kanë gjetur ‘kumbarin’ e këtij raporti.

Fjala është për ish-banorin e “Big Brother VIP”, Kledin. Pas daljes nga shtëpia më e famshme, Fifi dhe Kledi u shfaqën mjaft të afërt si miq në dalje, dreka e darka.