Shërbimi Gjeologjik i SHBA: Epiqendra e tërmetit në Marok ishte në malet e Atlasit të Lartë

Tërmeti në Marok ra pak pas orës 23:00 sipas kohës lokale në një thellësi relativisht të cekët prej 18.5 kilometrash (11.4 milje), sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.
Epiqendra ishte në malet e Atlasit të Lartë të vendosur rreth 72 kilometra (44.7 milje) në jugperëndim të Marrakech, një qytet me rreth 840,000 banorë dhe një destinacion popullor turistik.
“Tërmetet e kësaj madhësie në rajon janë të pazakonshëm, por jo të papritur. Që nga viti 1900, nuk ka pasur asnjë tërmet me magnitudë 6 apo më të madh brenda 500 km nga ky tërmet, dhe vetëm nëntë tërmete me magnitudë 5 dhe më të mëdhenj”, tha USGS.


Institucioni amerikan parashikoi se “ka të ngjarë të ketë dëme të konsiderueshme dhe katastrofa është potencialisht e përhapur”, duke vënë në dukje se shumë njerëz në zonë banojnë në struktura që janë “shumë të cenueshme nga lëkundjet e tërmeteve”.