Sulmi rus ndaj centralit bërthamor ishte një veprim i pamatur tha SHBA në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Këshilli i Sigurimit është mbledhur në New York pasi Mbretëria e Bashkuar dhe shtete të tjera, kërkuan një takim urgjent pas bombardimeve në centralin bërthamor në Ukrainë që tani është nën kontrollin e saj.
Ndërtesat në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë, më i madhi në Europë, janë shkatërruar dhe Ukraina thotë se ka të vdekur dhe të plagosur.
Sipas asaj që shkruan BBC, përfaqësuesja e SHBA, Linda Thomas-Greenfield, tha në takim se veprimet e Rusisë ishin të pamatura dhe të rrezikshme.
“Falë Zotit, bota mbrëmë shmangu për pak një katastrofë bërthamore. Ne ishim të gjithë pa frymë, ndërkohë që ndiqnim tmerrin që po ndodhte në kohë reale”, tha ajo.
Linda Thomas-Greenfield tha po ashtu se forcat ruse janë rreth 32 km larg nga një tjetër objektui bërthamor dhe se rreziku vazhdon.