15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

SHBA deklaron se 23 lloj shpendësh, peshq dhe specie të tjera janë zhdukur

Qukapiku me fildish është mes 23 specieve të shpallura të zhdukura nga Shërbimi Amerikan i Peshkut dhe Kafshëve të Egra.

BBC raporton se ku institucion ka propozuar heqjen e tyre nga Akti i Specieve të Rrezikuara, i cili mbron speciet e kërcënuara për t’u zhdukur.

Në listë janë 11 zogj, një lakuriq nate, dy lloj peshqish,  një bimë dhe tetë lloje të midhjes, që sipas këtij institucioni janë shpallur të zhdukura.

Secila prej këtyre 23 specieve përfaqëson një humbje të përhershme të trashëgimisë natyrore të kombit tonë dhe të biodiversitetit global”, ka thënë një zyrtare e Shërbimit të Peshkimit dhe Kafshëve të Egra.

Më tej ajo deklaroi se zhdukja e këtyre specieve është bërë nga dora e njeriut, për shkak të ndryshimeve të shumta mjedisore që janë bërë në vite.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com