• 31/03/2023

“S’është fare çudi, një bashkim me Metën! Pastaj gjej o Luli, një vend për shigjetën…”

 “S’është fare çudi, një bashkim me Metën! Pastaj gjej o Luli, një vend për shigjetën…”

Nga Arben Duka

Luli ka marrë harkun,
ka nisur shigjetën,
të vrasë Berishën,
Ramën edhe Metën!

Lulashi na doli,
çudi e vërtetë,
vret tre kundërshtarë,
veç me një shigjetë!

Meta plus Berisha,
s’di tamam ç’të them,
po Meta plus Ramën,
është shumë problem!

Ti Luli të madh,
mund ta kesh inatin,
po të treve bashkë,
thjesht u ruan trapin!

Eh-mor Lul’ i shkretë,
qënke handakosur,
Rama krejt i vetëm,
keq ju ka palosur!

S’është fare çudi,
një bashkim me Metën,
pastaj gjej -o Luli,
një vend për shigjetën!

Duhet më së pari,
Luli qerratai,
të pastrosh gjithë rrugët,
nga Sali babai!

Nëse nga PD-ja,
do ndahet i marri,
ti s’e ke idenë,
sa anëtarë do marri?!

Ty s’para të ecën,
shansi në votime,
pastaj kundërshtarët,
s’munden me fjalime!

S’të shtohen anëtarët,
si shtohet orizi,
s’të nxjerr dot nga balta,
veç Shpëtim Idrizi!

Të ngjashme