8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

“Serbia nuk kërkon luftë me Kosovën”

Ndërsa nga mediat kosovare dhe ato serbe takimi dy ditor në nivel teknik në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë u konsiderua një dështim presidenti Vuçiç tha se pak përparim është arritur në çështjen e të zhdukurve.

“Ky është lajmi i vetëm i mirë për disa familje shqiptare dhe serbe, të cilat do të jenë në gjendje të varrosin të vdekurit e tyre siç duhet dhe të shkojnë në varret e tyre dhe të jenë në gjendje të paktën të mbajnë zi për ta”.

Sipas Vuçiç në Bruksel për çështje të tjera nuk ka pasur asnjë lloj përparimi.

“Do të përpiqem të jem i butë por pala shqiptare nuk dëshiron bisedime sepse mënyra si paraqiten ata është fyese për të gjithë. Ne kërkojmë nga të tjerët të mos përpiqen të dobësojnë vendin tonë me metoda të ndryshme presioni, të mos presin që ne nuk do të përpiqemi të mbrohemi”.

Presidenti Vuçiç tha se Serbia nuk është e interesuar për asnjë konflikt apo luftë, jo se është një shtet më i dobët se të tjerët, por sepse serbet janë aq të zgjuar sa të kuptojnë se duhet të jene të interesuar vetëm për bashkëpunimin ekonomik.

Vuçiç falënderoi kancelaren gjermane në largim Agela Merkel për gjithçka që ka bërë për Ballkanin Perëndimor. Ne kurrë nuk do të harrojmë atë që ajo bëri për ne në vitin 2015, kur Kroacia vendosi sanksione ndaj Serbisë, tha Aleksandar Vuçiç.

Merkel do të mbahet mend për ultimatumin që i dërgoi ish Presidentit serb Boris Tadiç në 2011 për të shfuqizuar institucionet paralele të Serbisë në Kosovën veriore, urdhra të cilat ai refuzoi dhe pagoi çmimin duke humbur zgjedhjet.

Që nga ai moment, kur u largua nga Beogradi e inatosur Merkel mbështeti ardhjen e Aleksandër Vuçiqit në pushtet.

Përmes Vuçiçit, Merkel mbështeti politikën e stabilokracisë, duke mos iu referuar gjendjes së demokracisë në Serbi dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut. Në këmbim, Merkel i kërkoi Vuçiqit të përfundonte historinë për Kosovën, të cilën ai, në një masë të madhe, e bëri me marrëveshjet e Brukselit dhe Uashingtonit, por Vuçiçc priti një koncesion konkret në mënyrë që të pranonte zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Kjo është arsyeja pse Merkel ishte e para që foli ashpër për idenë e Vuçiqit për ndarjen e Kosovës. Deklarata e përbashkët e Merkelit dhe Albin Kurtit se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës po zhvillohet me qëllim të arritjes së njohjes reciproke, dëshmon gjithashtu se sa shumë vlerësohet Merkel si promovuesja kryesore e pavarësisë së Kosovës.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com