01/02/2023

Momentalisht presidenti i SHBA Joe Biden nuk ka asnjë qëllim të angazhohet drejtpërdrejt me liderin rus Vladimir Putin, deklaroi këtë të premte Shtëpia e Bardhë.

Ajo tha po ashtu se administrata e Biden nuk ka ndërmend të mbështesë një ndryshim të regjimit në Rusi.

“Ne nuk po japim asnjë lloj mbështetje për vrasjen e liderit të një vendi të huaj apo ndryshimin e regjimit. Kjo nuk është politika e Shteteve të Bashkuara”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Reagimi vjen pasi senatori republikane nga Karolina e Jugut Lindsey Graham, bëri thirrje që dikush në Rusi ‘ta hiqte qafe Putin’.