4.5 C
Tirana
Thursday, 28 October, 2021

“Semafori i vdekjes…” Nëse banorët do ishin dëgjuar, mund të ishte shmangur tragjedia e 36-vjeçarit shqiptar

Livorno, Itali | “Pas orës 23:00, kur semafori mes rrugës Italia dhe Funaioli bëhet portokalli, është e pamundur të kalosh rrugën. Orari i funksionimit të semaforit duhet të zgjatet”. Ky është një email i dërguar më 23 Korrik nga një banor, në zyrën për marrëdhënien me publikun në Komunë. Fatkeqësisht, pikërisht aty, në orën 03:00 të natës mes së premtes dhe të shtunës së shkuar, teksa semafori ishte portokalli, u përplas për vdekje në vijat e bardha Gazment Bushi, muratori shqiptar vetëm 36 vjeç, baba i dy fëmijëve të vegjël.

Mediat italiane, që e kanë pasqyruar gjerësisht lajmin e vdekjes tragjike të shqiptarit, përcollën këtë të hënë pikërisht këtë email të dërguar nga banorët e zonës që kërkonin nga komuna që semafori në fjalë të vijonte të qëndronte aktiv edhe pas orës 23:00 të mbrëmjes, sepse duke e lënë atë portokalli pas kësaj ore, po u rrezikohej jeta.

Fatkeqësisht kërkesa e tyre nuk u mor parasysh dhe i kushtoi jetën të riut shqiptar, që la pas bashkëshorten, djalin 8 vjeç dhe një vajzë vetëm 1 muajshe. Paraditen e kësaj të hëne, ai u përcoll për në banesën e fundit në Lupi. Shoferi i makinës Porsche që e përplasi, një 33-vjeçar italian nga Firenze, rezultoi pozitiv në testin e alkoolit dhe po hetohet për vrasje në rrugë me pasoja të rënda.

Vetëm 24 orë përpara ngjarjes tragjike, sipas mediave italiane, në të njëjtin semafor, një burrë i cili po kalonte rrugën së bashku me fëmijët, shpëtoi për mrekulli pasi shoferi arriti të ndalonte në kohë. Në këtë rast nuk pati të lënduar.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com