17.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Salianji përshëndet festën ku këndon Bregoviçi: Ejani për të gëzuar dhe për të hequr streset

Deputeti i zgjedhur i PD, Ervin Salianji ka përshëndetur Festën e Birrës.

Nga Korça ai i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj feste,

Në një prononcim për News24, Salianji thekson se është më tradicionale dhe origjinale të festosh tek Shtëpia e Birrës Korça duke shijuar birrë që del direkt nga fabrika.

Ai thekson se janë mijëra qytetarë që festojnë në Korçë pasi është mundësi shumë e mirë për të gëzuar me familjarë apo për të hequr streset, përcjell gazeta Drita.

‘’Kjo është pija e birrës shqiptare, po themi stabilimenti dhe fabrika e prodhimit të birrës së parë. Birra më e mirë e Shqipërisë dhe i ka dhënë një traditë të jashtëzakonshme Korçës. I ka krijuar shumë mundësi mijëra qytetarëve të Korçës, Shqipëria e nga Kosova dhe duke krijuar shumë mundësi punësimi për familjet për bujtina, hoteleri etj.

Siç e thashë është më tradicionale më origjinale, më markë të jesh tek Shtëpia e Birrës me birrën e parë shqiptare për të krijuar e shijuar atmosferën. Për të provuar birrën që del direkt nga fabrika.

Siç duket dhe siç e kanë konfirmuar mijëra qytetarë, është një mundësi shumë e mirë për të hequr streset apo për të humbur kohën.

Unë jam sot mes miqve. Padiskutim do të rrija dhe do të isha dhe me njerëz të afërt, mjafton dhe kaq, mjafton një ditë për të hyrë në njëlloj magjie që ta jep Birra Korça. ‘’- tha Salianji.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com