• 27/03/2023

Sali Berisha “shfrenon” fantazinë: Ja posti i lartë që do marrë Lulzim Brava nga Edi Rama

 Sali Berisha “shfrenon” fantazinë: Ja posti i lartë që do marrë Lulzim Brava nga Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi se tentativa për shkarkimin e presidentit Ilir Meta vjen pasi kryeministri Rama do të rrëmbejë Presidencën. Berisha tha se këtë post e do për Lulzim Bashën.

“Tentativa për ta shkarkuar arrin kulmin e verbërisë për shkarkimin e Ilir Metës për fushatë elektorale. Është absolutisht rikthim i ligjit axhitacion propagandë. Këtë mund ta bënte vetëm dajo i Edi Ramës Spiro Koleka, por askush tjetër.

Gjithçka është në fushën e deklaratave, që nuk shënon as në kushte tradhtie kombëtare dhe asnjë pikë tjetër të caktuar në Kushtetutë.

I rrëmbeu zgjedhjet dhe tani donte të rrëmbente Presidencën dhe këtë e donte për Lul Bravën. Më kanë pyetur edhe mua si e vlerëson ti këtë, që Basha të bëhet President.

Zëra ndërkombëtarë dhe jam përpjek të shpjegoj se çfarë pasojash do kishte. E tëra bëhej për të vendosur në krye simbolin e të gjitha ligësive të politikës.

Të ngjashme