5.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Sali Berisha: Fëmijët e mi s’kanë asnjë dosje! Do jem në politikë deri 95 vjeç

ali Berisha deklaroi nga ‘Foltorja’ e Kurbinit se fëmijët e tij nuk kanë patur kurrë një dosje, për asnjë çështje në gjykatë.

Ish-kryeministri theksoi se Edi Rama ka dërguar prej tre vitesh dhjetëra vendime të qeverisë së tij (Berishës) në SPAK, por sipas Berishës të gjitha janë kthyer, se ai ka zbatuar vetëm ligjin dhe nuk ka bërë asnjë shkelje.

“Thonë se kam dosje. Fëmijët e mi s’kanë pasur dosje për asnjë çështje, dhe Berisha kurrë nuk ka patur.

Ju bëj me dije se Rama prej tre vitesh ka dërguar me dhjetëra vendime qeverie në SPAK, që të gjitha janë kthyer sepse Sali Berisha ka zbatuar ligjin”-tha Berisha.

Berisha ndërkohë, edhe pse kishte deklaruar se do të ishte aktiv në politik deri në moshën 85 vjeç, ka bërë një tjetër premtim.

“Unë nuk jam ai, që tu them juve se tani mirupafshim, unë u them se do të jem së bashku me ju për të luftuar deri në fund të jetës sime. Siç e dini ua kisha thënë atyre të Partisë Socialiste se këtu do të më keni deri sa të bëhem 85 vjeç.

Para burrave dhe grave të Kurbinit, po betohet se nëse i madhi Zot e bën të mundur do jem deri sa të bëhem 95 vjeç. Të përgatiten. Të përgatiten”, tha Berisha.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com