Sabiani ritakon miqtë pas 2 muajve izolim në Big Brother, mes tyre edhe Alfred Cakon

 Sabiani ritakon miqtë pas 2 muajve izolim në Big Brother, mes tyre edhe Alfred Cakon

Në spektalin “Big Brother Vip”çdo të martë dhe të enjte skualifikohet njëri nga banorët e shtëpisë. Mbrëmjen e djeshme, banori që la shtëpinë ishte Sabiani i nominuari i javës.

Këngëtari dhe banorët, pavarësisht zënkave dhe debateve u prekën nga largimi i tij.

Por, miqtë e këngëtarit, në fakt mezi e paskan pritur që ai të dilte nga “Big Brother”. Bëhet fjalë për konspiracionistin Alfred Cako, i cili ka postuar një foto me mikun e tij, Sabianin, duke e cilësuar si “burg” periudhën dymujore të tij brenda shtëpisë së famshme.

“Me Sabin, të sapodalë nga “burgu” dymujor i Big Brotherit”, shkruan Cako.

Të ngjashme