-5.5 C
Tirana
Thursday, 27 January, 2022

‘Rritu rrogat se na rropën, na shkatërruan’, Rama zbulon çfarë i shkruajnë ndjekësit për mjekët

Ndërsa sot prezantohej buxheti i vitit 2022 për Ministrinë e Shëndetësisë prezent ka qenë edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij ai nuk i kurseu edhe batutat me mjekët, të cilëve u bëri me dije se ndërsa ai fliste për gjendjen e sistemit shëndetësor, po shahej nga ndjekësit e tij në facebook.

Po ashtu Rama tha se edhe mjekët shahen në kolektiv madje, ndërsa shtoi se deri tani i rezulton që të sharat u bëhen shëndet.

“Se harroj kur ishim bashkë me rektorin dhe ministren kur kemi hyrë në sallën e parë të operacioneve kur u hap kirurgjia e re shprehjen e profesor Besim Elezit, kurrë nuk e kam guxuar ta imagjinoj se do ndodhte të isha para kësaj pamje në të gjallin tim.

Ndërkohë që ju po më ndiqni mua unë po shahem aty te facebook-u. Se ju kur shaheni shaheni si kolektiv, ata, takove ata, rrit pagat e atyre hajdutëve, ata maskarenj, ata na rropën, ata na shkatërruan, pagat e atyre. Po ajo që është e qartë është që  i kemi ndarë punët edhe unë e ju e ata që na shajnë. Deri tani më rezulton që të sharat na bëhen shëndet, më tutje duhet parë”, tha Rama.

Gjatë prezantimit të buxhetit të shëndetësisë, Rama njoftoi rritjenme 40% të rrogave për mjekët dhe infermierët duke nisur nga viti i ardhshëm.

TË NGJASHME

TË FUNDIT