20/03/2023

Ai kaloi një eksperiencë në BBV2.

Gazetari Ronaldo Sharka ka rrëfyer për “S’e luan Topi” kohën më të vështirë të jetës së tij dhe se ka tentuar dy herë që të vrasë veten.

Ai tha se në periudhën e pubertetit, kur edhe u bullizua më shumë, as mësuesit nuk i kishte në krah të tij.

“Kam qenë një nga personat që jam bullizuar që i vogël.

Unë e kam kaluar pubertetin vonë dhe më kanë tallur që në adoleshencë.

Më vunë në mëdyshje që nëse dua të jetoj.

Kam tentuar dy herë që t’i jap fund jetës.

As shkolla dhe mësuesit nuk i kam pasur pro.

Unë nuk i kam ndarë këto gjëra me askënd”, tregoi Ronaldo.