12.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Ristani: Kuvendi jo vetëm që e shkarkon Bashën, por mund ta shpërndajë fare Partinë Demokratike

Arben Ristani parashikon se në Kuvendin e 11 Dhjetorit delegatët do të kërkojnë shkarkimin e Lulzim Bashës.

Ai u shpreh për emisonin ‘Kontrast’ në Report TV se masat që mund të marrin delegatët nisin nga vërejtja e deri te shkarkimi.

Ristani shkoi më tej kur shtoi se kompetencat ligjore të Kuvendit arrijnë deri aty sa mund ta shpërndajnë fare Partinë Demokratike.

“Së pari ne e kemi bërë rendin e ditës prezent. Dhe mes tre pikave parashikohet edhe në rast se vërehet shkelje e statutit nga Basha, edhe çështja e shkarkimit të tij do të shtrohet për shqyrtim aty. I mbetet vend vendimit që do të marrë ky organizëm kolegjial. Mirëpo varet se cili do të jetë vendimi, se mund të kalojë edhe me një vërejtje me paralajmërim e deri me shkarkimin nga detyra. Kuvendi mund të shpërndajë edhe partinë, deri këtu i shkon kompetenca Kuvendit” – tha Arben Ristani.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com