13.5 C
Tirana
Thursday, 2 December, 2021

Rezultatet e Reformës në Drejtësi, Kim: Pandëshkueshmëria po merr fund

Gjatë një takimi konsultativ me Ministrinë e Brendshme dhe donatorët, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se gjatë vitit 2021 janë arritur suksese të vërteta, që nga largimi i gjyqtarëve të korruptuar e deri tek dënimi i prokurorëve duke përfshirë edhe dënimin e ish-kryeprokurorit Llalla. Ky është vetëm fillimi, sipas Kim, e cila shtoi se tashmë ekziston ndjesia se pandëshkueshmëria mundet dhe po merr fund.

“Mënyra më e mirë, e vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe ekstremizmin e dhunshëm është të kemi institucione të pavarura që mbështesin sundimin e ligjit. Policia, prokurorët, gjyqtarët dhe politikanët duhet t’i rezistojnë, të luftojnë kundër efekteve gërryese të kanosjes, parave, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Shqipëria ka arritur suksese të vërteta në vitin 2021. Që nga largimi i gjyqtarëve të korruptuar deri te dënimi i prokurorëve në nivele të larta, përfshirë një ish-Prokuror i Përgjithshëm deri tek arrestimet e politikanëve, policëve dhe kriminelëve të krimit të organizuar që kanë zënë titujt kryesor të lajmeve gjatë ditëve të fundit. Ky është vetëm fillimi. Po fillojmë të shohim një epokë të re, ky sistem mund t’u shërbejë qytetarëve të tij dhe jo vetëm të fuqishmëve. Ekziston ndjesia që pandëshkueshmëria mundet dhe po merr fund”, tha Kim.

Ambasadorja amerikane tha se vendet partnere kërkojnë që Shqipëria të jetë një vend ku të ketë drejtësi për të gjithë, të garantohet të drejtat e njeriut dhe të mbrohet qytetari. Korrupsioni, krimi i organizuar dhe ekstremizmi i dhunshëm i shkatërrojnë këto cilësi sipas Kim.

“Më lejoni të theksoj diçka që Soreca tha diku nga fundi i fjalimit të tij duke theksuar se sa kritike është llogaridhënia dhe sigurimi që ndihma që secili prej nesh mund të japë. E bëjmë këtë në një mënyrë dhe kundrejt targeteve që e ndihmojnë Shqipërinë që të shkojë sa më pranë BE-së dhe të shkojë shumë pranë vende europiane. Kërkojmë një Shqipëri që ka drejtësi për të gjithë, që garantojnë inspektimin e të drejtave të njeriut dhe që mbron qytetarët e saj. Krimi i organizuar, korrupsioni dhe ekstremizmi i dhunshëm i shkatërrojnë këto cilësi. Ato minojnë demokracinë, shtrembërojnë tregjet dhe kërcënojnë shtetin ligjor”, tha ambasadorja.

Ambasadorja tha se pavarësisht këtyre sukseseve të arritura me vështirësi, Shqipëria është rrugë kyçe e trafikut të drogës dhe trafikut të njerëzve. Sipas saj një rol të rëndësishëm në të gjithë këtë luan korrupsioni.

“Grupet shqiptare të krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë paratë këtu dhe të kontribuojnë në korrupsion. Krimi i dhunshëm shpesh lidhet me krimin e organizuar dhe prokurorë, gjykatës, policë e gazetarë shpeshherë kanë qenë të kërcënuar”, tha ndër të tjera ambasadorja.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com