8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Rexhep Qosja, bën bashkë Ramën me Kurtin, në një dritë të re

Dhënia e dekoratës për mirënjohje publike, Akademikut Rexhep Qosja, nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pikërisht sot dhe bashkë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, përcjell jo vetëm nderimin e Ramës për autoritetin moral të shqiptarëve, profesor Rexhep Qosjen, gjë që Rama e ka dëshmuar qysh në krye të herës, në daljen e parë në Parlamentin e Kosovës e me tutje. Mesazhet e kësaj medaljeje sot, bashkë me vetë vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, në një moment delikat për Kosovën, janë disa.

E para që ne jemi bashkë, jo vetëm për det e turizëm, por edhe në kërcenim e rrezik. Dhe kush më shumë se Rexhep Qosja meriton të nderohet, këtej e andej kufirit, kur flitet për bashkimin, në mos të trojeve, të politikave.

Ne flasim një gjuhë dhe cili më shumë se njeriu i shqipes së bukur, kush tjetër veç Rilindasit të Fundit, mund të të nderohet në një ditë si kjo!

Ne jemi bashkë dhe kur mendojmë ndryshe. Edi Rama mund të mos jetë në një mendje me Albin Kurtin, por kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës kanë një zë, kur njëri nga ne ka nevojë. Sot Rama bëri lëvizjen politike jo vetëm të një patrioti, por edhe të një burri shteti amë, siç është Shqipëria, duke zgjatur dorën e një bashkëpunimi njerëzor, mendjesh, politikash, tregjesh dhe mendësie të re në bashkëzhvillim.

Sepse ne nuk kemi luksin të ndahemi në bajraqe, ndërsa 2021 na kërkon një treg, në mos dot jo, një shtet.

Dhe Rama sot tejkaloi cdo pritshmëri patriotike, duke treguar se nuk bën politikë, por politika dhe zgjodhi të bashkohet me Kurtin, në një ditë nderimi për Qosjen, simbolin e kombit shqiptar të pandarë, këtej e andej kufirit.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com