4.5 C
Tirana
Thursday, 28 October, 2021

RENEA del në terren pas vrasjes në Lushnje, arreston një person të kërkuar për plagosje

Vrasja e Bledar Muçës në Lushnje dy ditë më parë dhe plagosja e 5 personave të tjerë ka bërë që forcat speciale RENEA të dalin në terren për kapjen e personave me rrezikshmëri.

Gjatë kontrolleve të befasishme në disa qytete, RENEA, Forcat Operacionale dhe strukturat e policisë vendore kanë arrestuar e shoqëruar disa persona.

Aksionet u zhvilluan në Durrës, Lezhë, Mamurras dhe Elbasan. Në Mamurras është arrestuar një person me rrezukshmëri të lartë shoqërore dhe që është në kërkim prej disa vitesh. Ai është Astrit Seferi 36 vjeç, autor i plagosjes së 4-fishtë në vitin 2017 në Laprakë të Tiranë.

Në atë kohë, së bashku me vëllain e tij plagosi me armë 4 persona gjatë një konflikti për motive të dobëta. Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën arrest në burg në mungesë për vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Kurse në Durrës, në lagjen Nr.14 në Shkozet është arrestuar në flagrancë për armëmbajtje pa leje, 38-vjeçari D. T., si dhe u procedua penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” 43-vjeçari E. D. Arrestimi i shtetasit D. T. është bërë pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij “Range Rover”, para lokalit të shtetasit E. D., në kroskot është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me 13 fishekë. Në vijim të kontrolleve, në lokalin në përdorim të shtetasit E. D., janë gjetur çipsa dhe letra bixhozi.

Gjithashtu, po gjatë kontrolleve në Durrës, është arrestuar në flagrancë 24-vjeçari L. H., shpërndarës i lëndëve narkotike, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi dozash lëndë narkotike dhe një peshore elektronike, ndërsa në banesë iu gjet një sasi fishekësh.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë, 21 persona me precedent të mëparshëm penal, të cilët ishin pa dokument identifikimi me vete.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com