Me 34% të votave, një sondazh i kompanisë Interview për gazetën Politike në Greqi ka nxjerrë “Demokracinë e Re” të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis fituese, 48 orë përpara zgjedhjeve evropiane të së dielës.
Akoma më e thellë është përqindja kur pyetja bëhet për personazhin që është më i përshtatshëm për kryeministër, pasi Kyriakos Mitsotakis del i pari me 40%, i ndjekur nga kreu i SYRIZA, Stefanos Kasselakis me 17% dhe Nikos Androulakis me 7%.
E frikshme është diferenca e Demokracisë së Re me SYRIZA, me partinë më të madhe opozitare në Greqi që e ndjek me 18%. Në vendin e tretë sipas sondazhit do të renditet PASOK me 13%.
I njëjti sondazh ka përllogaritur edhe votën për secilin prej kandidatëve për eurodeputetë të Demokracisë së Re dhe SYRIZA-s dhe befasi përbën emri i Fredi Belerit.
I përzgjedhur nga Mitsotakis si kandidat pasi u dënua në Shqipëri për shitblerje votash, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës renditet i dyti me 30.7% dhe shanset që ai të jetë eurodeputet grek në Parlamentin e ri europian janë relativisht të larta.
Një tjetër emër i minoritetit grek në Shqipëri del fitues sipas sondazhit. Ish-peshëngritësi, njëherësh kampioni olimpik për helenët, Pirro Dhima është i 9 me 15.7% dhe i fundit që kalon pragun për eurodeputet.
• Eliza Vosenberg 36.5%
• Fredi Beleris 30.7%
• Vangelis Meimarakis 21.6%
• Dimitris Tsiodras 21.2%
• George Autias 19.2%
• Vassilis Kontozamanis 16.9%
• Maria Spiraki 16.5%
• Stelios Kymbouropoulos 16.4%
• Pirros Dimas 15.7%
• Kostas Arvaniti 42.5%
• Nikos Farandouris 39.3%
• Nikos Pappas 38.7%
• Elena Kountoura 32.9%
• Dhurata Augeri 17.1%
• Sophia Bekatorou 16.9%
• Marios Athanasiou 16.6%
• Evangelos Antonaros 16.5%