4.5 C
Tirana
Thursday, 28 October, 2021

Regjistrimi i fituesve në universitet

Nga 22 mijë maturantë që kanë aplikuar në universitet në këto 6 ditë të para të regjisitirmit janë regjistruar mbi 40% e tyre.

Sipas kreut të Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj interesimi i maturantëve ka qenë i lartë. Ndërkohë që disa degë janë drejt ezaurimit të kuotave që në ditët e para.

Kemi mbi 9000 maturantë që tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe janë regjistruar në programet e studimit që ata kanë kërkuar. Regjistrimet mbyllen në datën 15 Shtator. Kanë përfunduar regjistrimet në masën 100% në dy programe studimi, Sporte dhe një kuotë e mbetur regjistrimi në Mjekësi e Përgjithshme. Një ecuri të mirë duhet thënë që ka Teknologjia e Informacionit, Infermieria në universitetet rajonale po shkon drejt ezaurimit, ka një ecuri shumë të mirë”.

Universitetet publike mbeten më të preferuarat e maturantëve, pasi mbi 85% e tyre janë regjistruar në progarmet që ofrohen prej tyre.

Universiteti me regjistrimet më të mëdha momentalisht është ai i Tiranës, Mjekësia dhe Bujqësori. Në rrethe, regjistrimin më të lartë e ka pasur universiteti i Durrësit, ndjekur nga Elbasani dhe Shkodra”.

Të rinjtë dorëzojnë dokumentacionin pranë sekretarive mësimore për të bërë regjistrimin në degën ku janë shpallur fitues. Këtë vit ata do të kenë mundësi të çregjistrohen në një fazë të plotë, në datat 16-17 Shtator.

Në fund të procesit, të gjithë ata maturantë që mendojnë se ka një shans të dytë në një nga programet e preferuar, por janë në një program tjetër, mund të çregjistrohen dhe automatikisht hyjnë në garë për raundin e dytë të aplikimit, që do të jetë në fund të Shtatorit”, tha Xhelaj.

Aplikimi për raundin e dytë për t’u bërë pjesë e garës në universitet nis më 19-21 Shtator. Të drejtën të hyjnë në garë, veç atyre që nuk kanë fituar ndonjë preferencë në raundin e parë do të hyjnë dhe ata që dhanë me sukses provimet e maturës në Vjeshtë.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com