Refuzoi ta puthë, nëna e tre fëmijëve qëllon për vdekje një burrë

Një nënë e tre fëmijëve në Illinois të SHBA qëlloi për vdekje një burrë, pasi ai dhe e dashura e tij nuk pranuan ta puthnin atë.
Claudia Resendiz-Florez, 28 vjeç, sapo ishte transferuar me James P. Jones, 29 vjeç dhe të dashurën e tij në kompleksin e apartamenteve Preserve Woodfield në Rolling Meadoës, kur dashuria mes treshes u komplikua, e për pasojë ndodhi edhe vrasja.
Të tre kishin pirë së bashku të enjten mbrëma kur Resendiz-Florez i kërkoi Jones një puthje, të cilën ai nuk e pranoi, përkundrazi puthi të dashurën e tij.
Resendiz-Florez më pas i kërkoi një puthje të dashurës së Jones, e cila gjithashtu refuzoi.
E revoltuar, ajo mori armën dhe qëlloi Jones. Nga plagët e marra, ai ndërroi jetë rrugës për në spital.