12.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Rama ultimatum bizneseve: Të deklarojnë pagat reale

Kryeministri iu jep ultimatum të gjitha bizneseve që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve, çka doli në dritë pas publikimit të databazës së pagave, të vetërregullojnë deklarimet në Tatime deri në 20 Janar në të kundërt kujton se çfarë parashikon ligji për ata që bejnë evazion fiskal.

Në konferencën përmbyllëse të këtij viti, kryeministri foli me shifra për atë që e quan optimizem ekonomik. Kërkon që qeveria e tij të vlerësohet që nuk e shkarkoi te xhepat e konsumatorëve krizën energjetike, dhe siguron se deri në pranverë situata është nën kontroll.

Po ashtu ndjehet krenar për menaxhimin e pandemisë, por nuk përjashton që në varësi të shifrave të ketë masa të reja kufizuese.

Krenar në mënyrë të veçantë është për veten dhe PS që i shkoi deri në fund Reformës në Drejtësi dhe tani kërkon që ata që dolën jashtë sistemit nga Vettingu të hetohen për pasurinë e paligjshme, por dhe vendimet në shkelje të ligjit nga që janë ende pa iu nënshtruar Vettingut.

Pas disa arrestimeve të bujshme, Rama ndihet krenar dhe për SPAK-un. Për ata ndër të tijët që përfshihen në afera korruptive përsërit se përgjegjësia ka qenë dhe do të jetë larg tij.

Për politikën vetë tha se do të mungojë në fjalimet e tij, por i përgjigjet pyetjeve për situatën në PD. Mohon që ai ta ketë mbështetur Lulzim Bashën që të mbajë drejtimin e opozitës pas shumë humbjeve dhe ironizon çfarë po ndodh në kampin blu.

Për presidentin e ri le të kuptohet se nuk do të ketë negociata me PD.

Urimi i fundvitit që ka për Berishën, Metën e Bashën është i njëjtë. Ndërsa urim për veten nuk ka, por ka kërkesë për gazetarët.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com