8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Rama u gjen punë ish-deputetëve, nga Shameti te Bushati, të emëruarit e rinj në administratë

Pasi rregulloi në sekretariate disa nga ministret e kabinetit “Rama 2”, qeveria po mendon dhe për kandidatët qe mbetën pa një mandate deputeti në zgjedhjet e 25 prillit.

Adnor Shameti, i cili nuk u kandidua për deputet në qarkun e Beratit, është emëruar së fundmi këshilltar ligjor në Kryeministri. Por, Shameti nuk është i vetmi nga radhët e socialistëve që mbetën pa mandat.

“Unë isha një hero i vogël që duhej të sakrifikohej për të mirën e partisë”, tha Ervin Bushati.

Partia nuk e harroi heroin e vogël të saj. Ish-deputeti i Tiranës u emërua pak ditë më parë drejtues i Postës Shqiptare, duke ndërruar karrigen me deputetin e sapozgjedhur Laert Duraj. Para tij, një tjetër Bushati në PS u bë pjesë e Kryesisë së partisë, ndërkohë që më herët kryesocialisti as nuk ishte bërë pjesë të listës së kandidatëve.

Me post është shpërblyer dhe Dallëndyshe Bici, kandidate në zgjedhje për qarkun e Tiranës, e cila pas zgjedhjeve u emërua si zëvendësministre e Mbrojtjes.

Në pritje të një posti janë dhe disa nga të besuarit e tjerë të socialistëve, si Alket Hyseni dhe Plarent Ndreca.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com