-5.5 C
Tirana
Thursday, 27 January, 2022

Rama tregon rastet pozitive me Covid: 2 herë më shumë se sa javën që shkoi, efekti i festave…

Kryeministri Edi Rama ka nisur këtë të mërkurë një komunkim publik me qytetarët.

Kreu i qeverisë foli fillimisht për rastet pozitive me Covid ku raportoi të dhënat e ditës së sotme. 1236 raste pozitive tha Rama, 2 herë më shumë se sa javën që shkoi.

Sipas kreut të qeverisë kjo vjen si pasojë e efektit të festave, mungesës së masave dhe variantit të ri Omicron.

“Po shikoja të dhënat e sotme për atë që askush nuk ka dëshirë të dëgjoj, por ja që duhet dëgjuar. 1236 raste pozitive, 2 herë më shumë se sa javën që shkoi. Efekti i festave, efekti i mungesës së plotë të shtrëngimeve, shtrëngesave dhe patjetër, edhe efekti i variantit të ri, Omicron, që ka një shpejtësi shumë më të madhe sesa variantet e mëparshme në shtrirjen e kthetrave të infeksionit. 107 persona gjenden sot që flasim të shtruar në Infektiv. Janë fatkeqësisht plagë që në përqindjen dërrmuese të rasteve, mbi 95% lidhen me mosvaksinimin dhe duhet përsëritur për ata që  duan të dëgjoj ë sigurisht dhe ka një pjesë që nuk duan të dëgjojnë dhe pastaj largqoftë gjenden në këtë virus madje ndërrojnë edhe jetë. Vetëm një përqindje shumë e vogël janë ata të vaksinuarit por të cilët kanë mundësi ta kalojnë pa probleme, përgjithësisht me ndonjë përjashtim të rrallë kur kanë sëmundje të rënda”.

Duke i kthyer përgjigje qytetarëve kreu i qeverisë tha se vaksinimi nuk është me detyrim. Rama tha se do u drejtohet një pyetje shqiptarëve si pasojë e Këshillimit Kombëtar për përdorimin e “green pass” edhe në vendin tonë.

TË NGJASHME

TË FUNDIT