Rama tregon në Kuvend çfarë i tha Klinton për Kosovën dhe Palestinën

Teksa konflikti Izrael-Palestinë ka hyrë në ditën e gjashtë të dhunës dhe ndërsa në Kuvendin e Shqipërisë pritet të miratohet rezoluta për Kosovën pas ngjarjeve në Banjskë, kryeministri Edi Rama tregoi bisedën e tij me ish-presidentin amerikan, Bill Klinton, për Kosovën. Nga foltorja e kuvendit, kreu i qeverisë tha se Klinton i kërkoj atij që të liderët e Kosovës të mos humbasin planin e paqes, sikurse e humbi Palestina 28 vjet më parë kur të dyja palët ishin gati për ta nënshkruar në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.

“Kur Klinton erdhi në Tiranë më tha; thuaju miqve të mi të mos e humbasin shansin e madh plani franko-gjerman. Tregoju si e humbi Jaser Arafat mundësinë e paqes kur e kishte mbi tavolinën e zyrën ovale, dokumentin e marrëveshjes më të mirë për zgjidhjen përfundimtare të atij konflikti, pak javë para se të dilja nga Shtëpia e Bardhë, izraelitët thanë po edhe palestinezët thanë po. Të nesërmen Jarafat më merr në telefon dhe më thotë që ju keni bërë atë që është më e mira në botë, por unë nuk e firmos dot. I thashë a e kupton dot se çfarë po bën dhe shansi që kjo mundësi të vijë prapë është zero përgjigjja e tij e di, por nuk e firmos dot. Kanë kaluar 23 vjet nga ai moment historik dhe Palestina është më larg se kurrë nga kjo marrëveshje.

Kosova shtoi kryeçlirimtari jo vetëm nuk duhet t’i zhgënjejë miqtë, por të punojë njësh me ta për të bërë paqe dhe të finalizosh paqen kërkon më shumë kurajo sesa të nisësh luftën, se si shkuan punët e Palestinës edhe nga mungesa e kurajës së saj për të finalizuar paqen”.

Edi Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *