20.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Rama, të hënën vizitë zyrtare në Kosovë. Bashkë me të, një pjesë e kabinetit qeveritar

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë ditën e hënë Kosovën, duke mbajtur kështu premtimin që i bëri homologut të tij, Albin Kurtit.

Rama do të vizitojë Kosovën pas kthimit nga SHBA ku ka marrë pjesë në Asamblenë të OKB-së, raportojne mediat e Kosoves.

Mësohet se bashkë me Ramën edhe një pjesë e kabinetit qeveritar do të udhëtojnë drejt Prishtinës për një vizitë një ditore.

Vizita e kryeministrit Rama vjen pas ftesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur ky i fundit e uroi me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë.

“Duke ju uruar suksese gjatë mandatit tuaj qeverisës dhe me kënaqësinë që shkëlqesia juaj të vizitojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për Ju, e të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive, pranoni përshëndetjet më të sinqerta dhe konsideratën më të lartë”, thuhej në letrën që Kurti i kishte shkruar Ramës.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com