5.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Rama takon homologun italian: Të njihen pensionet e shqiptarëve!

Çështja e njohjes së pensioneve të emigranteve shqiptarë në Itali, ka qenë një nga temat kryesore që 2 kryeministrat Mario Dragi dhe Edi Rama kanë diskutuar në takimin në pallatin Chigi në Romë.

Vetë kryeministri Rama ka pranuar disa herë veshtirësitë që përmban ky proces negociatash që po zhvillohet paralelisht dhe me qeverinë greke.

“I kërkova kryeministrit edhe një përshpejtim të procesit të njohjes së pensioneve.”

Por në konferencën për shtyp pas diskutimit kokë më kokë dhe atij të delegacioneve u fol shumë pak për këtë çështje, dhe deklaratat zyrtare u përqendruan tek mbështetja që Italia i ka dhënë vendit tonë përfshirë dhe për procesin e integrimit dhe vlerësimi i kryeministrit Dragi për marrëdhëniet e mira dypalëshe që premton që do të intensifikohet.

“Është një marrëdhënie shumë e fortë, e suksesshme, nuk ka nevojë për fjalë por vetëm për përforcime”.

Të pyetur për mundësinë e një ndarje të vendimmarrjes nga ana e Këshillit Europian për hapjen e negociatave zyrtare për Shqipërinë, nga ajo për Maqedoninë e Veriut që ende nuk ka zgjidhur mosmarrëveshjen me Bullgarinë, si Dragi dhe Rama zgjedhin t’ia lënë kohës këtë hap, ku Rama deklaron se janë përfshirë dhe lider të vendeve të rëndësishme për ta zgjidhur.

“Veto e vendosur nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut është një dëm kolateral për Shqipërinë. Holanda dhe Franca po punojnë për ta hequr”.

“Integrimi i Ballkanit Perëndimor i sheh vendet së bashku. Cilat janë hapat që do të bëj Italia është herët të thuhet. Këto do të kapërcehen që procesi i integrimit të vazhdojë. Zgjerimi i parë i BE për shumë vende që tani konsiderohen si partnerë të qëndrueshëm, janë dashur shumë vite. Duhet të arsyetojmë për kohët e gjata”.

Gjatë vizitës zyrtare në Romë, Rama do të nënshkruaj gjatë pasdites dhe një marrëveshje për marrëdhëniet ekonomike me ministrin e jashtëm Di Maio.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com