Mbrëmjen e kësaj të marteje kryeministri Edi Rama zgjodhi që të ndante me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një foto tejet të veçantë.
Në të ai shfaqet me një djalë të vogël… Të dy të veshur me kostum dhe me djalin e qeshur Rama zgjodhi që imazhin ta shoqëronte me fjalinë: Kur nën ferrë çel trëndafili.
TiranaWeb mëson se djali në foto është një prej 5 fëmijëve të përzgjedhur nga artisti Helidon Gjergji për të pikturuar në ekspozitën që ai ka hapur në Kryeministri. Ëmbëlsia e vogëlushit duket se e bëri për vete kryeministrin, i cili zgjodhi në fund që të bënte një foto me të.