
Kryeministri Edi Rama sot në daljen e tij për mediat u pyet nga gazetarët lidhur me shkarkimin e Ervin Bushatit nga posti i kreut të Postës Shqiptare.
Megjithatë kreu i qeverisë iu shmang disi pyetjes duke thënë se nuk preferonte të komentonte vendime të tilla.
“Sa i përket drejtorit kjo është risi në konferencën e shtypit.
Unë nuk përgjigjem për vënie dhe largime drejtorësh. Nuk është fare temë për këtë sallë”, u shpreh Rama.