17.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Rama: Nuk i morëm afganët pse na e kërkoi SHBA

Vendimi i qeverisë shqiptare për të mirëpritur disa qindra qytetarë afgane për një periudhe tranzitore ka ngjallur një reagim të madh dhe të ndryshëm publik. Një pjesë mendojnë se është vendim i drejt duke ju referuar historisë sonë të afërt të emigracionit masive pas viteve 90, pjesa tjetër shprehin mosdakortësinë e tyre e shohin si një vendim të detyruar nga kërkesa e SHBA.

E pikërisht për këta të fundit ka reaguar kryeministrit Rama duke i cilësuar si shqetësuese dhe qesharake njëherazi  këto komente publike. Ai sqaron se ky është një detyrim si vend anëtare i NATO-s.

“Është kaq shqetësuese të lexosh se Shqipëria po i strehon afganët vetëm sepse na kërkuan SHBA, pasi është qesharake t’u kthesh kurrizin atyre dhe të fajësosh vetëm SHBA. Ne të gjithë ishim atje si NATO dhe këta njerëz ishin atje për ne, sepse ata besojnë në idealet e SHBA dhe BE. Shqipëria po e bën atë jashtë përgjegjësisë së saj si një vend i NATO dhe për shkak të asaj që jemi”.

Rama kujton në reagimin e tij se vendimmarrja e qeverisë shqiptare është bazuar dhe në traditën shqiptare.

“Ne mund të mos jemi të pasur, por ua kemi borxh miqve tanë afganë në nevojë, dhe i detyrohemi traditës sonë, të kaluarës sonë të afërt si refugjatë, dhe gjithashtu për kujtesën që fëmijët tanë do të trashëgojnë. Largimi nga këto vlera themelore është turp nga më të mirët e vetes, të historisë sonë dhe të idealeve që bota demokratike supozohet të promovojë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”.

Ndërkohë në një intervistë për të përditshmen spanjolle  El Periodico, kryeministri ka dhënë detaje lidhur me numrin dhe afatet e qëndrimit të afganëve në Shqipëri. Ai thotë se gjatë operacioneve të fluturimit që do të fillojnë brenda javës e që kostot e të cilave do të paguhen nga qeveria amerikane,  do të sjellin 1000 afganet e parë në Tiranë.

Ata janë kryesisht aktiviste, gra, gazetare, mësuese dhe njerëz që kanë punuar për ushtrinë amerikane.  Ideja, si në rastin e  Shqipërisë dhe Kosovës sipas kryeministrit është që të shpërngulurit të qëndrojnë për disa muaj ose ndoshta më shumë, koha e nevojshme për të trajtuar kërkesën e tyre për azil në SHBA. Për këtë arsye, ata do të vendosen në shtëpi ose hotele të caktuara nga qeveria dhe jo në kampe për emigrantë, që ai e cilëson si një formë pritjeje çnjerëzore.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com