• 10/06/2023

Rama: Ligji për rritjen e pagave kalon në Parlament këtë javë

 Rama: Ligji për rritjen e pagave kalon në Parlament këtë javë

“Ligji për rritjen e pagave kalon në Parlament këtë javë”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë takimit falenderues në Dibër pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 Majit. Në fjalën e tij, Rama theksoi se qytetarët do të marrin edhe pagën e Prillit që nuk u miratua dot para zgjedhjeve.

“Pagat e rritura do të merren që nga 1 Prilli që shkoi. Pra problemi i vetëm do jetë që kur të merret paga e parë të mos kujtojë që do jetë paga e muajit se aty do jetë paga e Prillit dhe e Majit, kështu që do jenë dy paga. Kjo nuk ka të bëjë me zgjedhjet, as me votat”, tha Rama.

Sipas tij, ka filluar rritja e pagave edhe në sektorin privat dhe kjo për kryeministrin ka ndodhur me nxitjen që ka bërë qeveria me rritjen e pagës minimale.

Kujtojmë se para disa ditësh në Komisionin e Ligjeve u miratua projektligji për rritjen e pagave.

Të ngjashme