8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Rama-Kurtit: Të përgatitemi për Mbledhjen e Përbashkët, kam besim se do të bëjmë punë të mira

Edi Rama i është përgjigjur menjëherë ftesës së Kryeministrit Albin Kurti, për të vizituar Kosovën. Rama thotë se do ta vizitojë me shumë kënaqësi pasi të kthehet nga Asambleja e OKB. Deri atëherë, ai e fton që të të përgatiten menjëherë për Mbledhjen e Përbashkët të dy qeverive.

Rama ka falenderuar Kurtin për urimin pasi u miratua në Kuvend për mandatin e ri ndërsa uron që së bashku me homologun e tij të bëjnë punë të mira në dobi të dy shteteve.

“Faleminderit Albin Kurti! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona”, tha Rama.

Në një letër, Kurti i ka shprehur se është i gatshëm për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, shkëmbit tregtar dhe integrimin e tregut duke hequr barrierat mes shqiptarëve.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com