Rama-kryebashkiakëve: Do t’ju ndjekim me satelit nëse nuk keni pastruar qytetin

Sikurse e njoftoi disa ditë më parë që dy satelitët e Shqipërisë do të hidhen në orbitë në muajt Mars dhe Qershor 2022, Rama iu bëri të ditur sot kryebashkiakëve se do të gjurmohen nga hapësira për pastrimin e qyteteve të tyre.
Në një mbledhje ne Kryeministri me kryetarët e bashkive në vend, Rama dhe ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro folën me kritika për mbetjet e plehrave në qytete, sidomos në Bashkinë e Himarës.
Pas disa muajsh, për të kontrolluar punën e bërë në qytete, Rama tha se do të përdoren satelitët, nga të cilët do të merret informacion në kohë reale për pastërtinë e qyteteve.
“Në Mars do të vëmë në veprim satelitin dhe do na japi nfomacione në kohë reale edhe për situatën e mbetjeve. Çdo vend-depozitim do jetë pjesë e punës së satelitit për të informuar. Nuk do kemi nevojë as për inspektorë, as për ata që bëjnë si inspektorë, secili nga ju do ta ketë në tavolinë pamjen urdhro ku e ke që do na ndihmojë kundër abuzivizmit edhe për plehrat, edhe për ndërtimet që nuk i shikoni ju çuditërisht, që nuk i shikojnë ata që duhet t’i shkojnë në territor në radhët e Policisë së Shtetit”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.