-5.5 C
Tirana
Thursday, 27 January, 2022

Rama jep lajmin e mirë për shoferët: Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të makinave në vit

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor do të heqë detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia.

Lajmin e ka publikuar Kryeministri Rama, i cili sqaron se pas rimarrjes së këtij shërbimi nga shteti do të eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të detyrueshme për automjetet që bëhen çdo vit.

Rama thotë se falë rimarrjes në administrim shtetëror të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, që ishin dhënë me një koncesion alla “nongrata”,  qytetarëve do tu kursehen 90 milion lekë dhe 30 mijë orë pritje në vit.

Që prej dhjetorit të vitit 2020 kontrolli teknik i automjeteve I kaloi shtetit, pas përfundimit të kontratës koncensionare me kompaninë “SGS Automotiv Albania”.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor rreth 30% e automjeteve nuk e kalojnë kontrollin fizik në 15 qendrat e kolaudimit. Mbi 80 % e flotës së automjeteve në qarkullim në Shqipëri janë prodhim nga 14-22 vite, me një moshë mesatare 17-vjeçare.

TË NGJASHME

TË FUNDIT